• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Komuna e Vushtrrisë së shpejti me rrjet nëntokësor

22/04/2021 - 14:26:07
Komuna e Vushtrrisë së shpejti me rrjet nëntokësor

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë-KEDS po investon mbi 1 milion euro në rrjetin elektrik të Komunës së Vushtrrisë. Në qendrën e këtij qyteti, rrjeti po vendoset nëntokë derisa në fshatrat përreth pritet që rrjeti i vjetër të zëvendësohet komplet me rrjet të ri.

Investimi i KEDS-it në qendër të qytetit të Vushtrrisë përfshin 7 kilometra rrjet nëntokësor dhe planifikohet që të përfundojë deri në fund të muajit maj.

Lexo më shumë

Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik

Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik

May 22, 2025
8
Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza

Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza

May 22, 2025
23

Zyrtari për Komunikim në KEDS, Adlum Ramadani, tha se përveç që do të largohen kabllot nga qendra e qytetit të Vushtrrisë, me këtë investim do të krijohet edhe infrastrukturë e re energjetike.

“KEDS është duke investuar rreth 1 milionë euro në infrastrukturën energjetike, pra po krijohet një infrastrukturë komplet e re energjetike për qytetin e Vushtrrisë. Këtu në qendër të qytetit të gjitha këto kabllot të cilat shihen do të largohen në një kohë shumë të shpejtë dhe gjithashtu do të krijohet një infrastrukturë e re energjetike nëntokësore ku përmes këtij investimi do të vendosen stabilimentet e reja dhe do të krijohen lidhjet unazore të cilat do të mundësojnë furnizim alternativ në rast të ndonjë avarie në rrjet, që nënkupton që konsumatorët tanë nuk do të afektohen edhe nëse ndodh ndonjë avari për arsye se furnizimi automatikisht do të bartet në linjën tjetër”, tha ai për KosovaPress.

Këto investime janë pjesë e projektit që KEDS po implementon atje e që përfshin renovimin e rrjetit elektrik për tërë Komunën e Vushtrrisë.

Zyrtari për komunikim në KEDS, Adlum Ramadani tha se nga këto investime do të përfitojnë edhe fshatrat Sllatinë, Dobërllukë, Banjskë, Smrekonicë, Tërllobuq dhe Pasomë, ku rrjeti i tensionit të ulët dhe të mesëm tërësisht do të rikonstruohet.

“Investimi që po bëhet në qendrën e qytetit, pra në sheshin “Adem Jashari” ku të gjitha kabllot do të vendosen nëntokë është bashkëfinancim dhe bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë. Ndërkaq, krahas këtij investimi KEDS është duke investuar fuqishëm edhe në fshatrat përreth kësaj komune, pra në fshatra të cilat do të përfitojnë nga këto investime rrjeti i tensionit të ulët dhe të mesëm do të rikonstruohet, do të vendoset rrjet tërësisht i ri me të gjitha elementet përcjellëse elektrike ku do të mundësojë furnizim kualitativ dhe të qëndrueshëm për konsumatorët tanë”, tha ai.

KEDS edhe në të kaluarën ka investuar në rrjetin elektrik të Vushtrrisë. Investimet kanë përfshirë rritjen e kapaciteteve energjetike, vendosjen e trafove të reja, zëvendësimin e shtyllave dhe stabilimenteve.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Përveç Komunës së Vushtrrisë, KEDS investime në rrjetin nëntokësor po realizon edhe në disa komuna të tjera, e që synohet që në një kohë të shkurtër i gjithë rrjeti në qendra të qyteteve të pozicionohet nëntokë.

“Kjo nuk është hera e parë që KEDS po bënë investime në Komunën e Vushtrrisë, pasi që edhe në të kaluarën KEDS ka bërë investime të vazhdueshme në infrastrukturën energjetike, ku ka bërë zëvendësime të stabilimenteve, zëvendësim të shtyllave, vendosje të linjave të reja, të cilat sigurisht kanë ndikuar edhe në shërbimet tona në raport me konsumatorët. Gjithashtu, investime në rrjet nëntokësor njëkohësisht po zhvillohen edhe në komunat e tjera të Kosovës, për shembull kemi rastin e Komunës së Prishtinës që është duke u zhvilluar një mega projekt investiv në rrjet nëntokësor, pastaj kemi në komunën e Fushë Kosovës, kemi Komunën e Prizrenit. Brenda një të ardhme shumë të afërt KEDS synon që i gjithë rrjeti ajror në qendra të qytetit të pozicionohet nëntokë në mënyrë që të rritet siguria për komunitetin”, tha ai.

Këto investime janë jetësim i përkushtimit të KEDS-it që të jetë sa më afër qytetarëve të Kosovës dhe të përmirësojë në vazhdimësi shërbimet për ta.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik
Lajme

Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik

May 22, 2025
8
Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza
Bota

Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza

May 22, 2025
23
“Gati për luftë me Rusinë”: Afro 5000 trupa të ushtrisë gjermane dislokohen në Lituani
Bota

“Gati për luftë me Rusinë”: Afro 5000 trupa të ushtrisë gjermane dislokohen në Lituani

May 22, 2025
23
Vriten dy punonjës të Ambasadës së Izraelit në Washington
Lajme

Vriten dy punonjës të Ambasadës së Izraelit në Washington

May 22, 2025
11
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Vdes pacient ra nga kati i tretë i spitalit në veri të Mitrovicës

May 22, 2025
12
Në Fushë Kosovë e Malishevë, arrestohen dy persona për ideologji terroriste
Lajme

Në Fushë Kosovë e Malishevë, arrestohen dy persona për ideologji terroriste

May 22, 2025
13
Next Post
​Kërkohet paraburgim ndaj policit: Dyshohet se për pesë muaj ushtroi sulm seksual ndaj të miturës

​Kërkohet paraburgim ndaj policit: Dyshohet se për pesë muaj ushtroi sulm seksual ndaj të miturës

Më të fundit

  • Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik
  • Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza
  • “Gati për luftë me Rusinë”: Afro 5000 trupa të ushtrisë gjermane dislokohen në Lituani
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi