Në njërin nga vendimet e Qeverisë është lëshuar një gabim teknik, pasi që i njëjti është nënshkruar nga Kurti, ndonëse mbante emrin e ish-kryeministrit, Avdullah Hotit.
Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu për këtë lëshim fajin ia ka hedhur administratës, për të cilën ka shkruar ai, duhet t’i shërbejë kryeministrit e jo ta luftojë atë.
Sipas tij, “kapësit politikë të shtetit janë larguar me 14 shkurt dhe 22 mars, por sigurisht se ka shumë të tillë nëpër zyrat e shtetit”.
“Vendimet dhe emërimet e nënshkruara nga ai, shpesh, vazhdimisht dhe në mënyrë të organizuar rrjedhin në media para se të ndahen me zyrtarë të brendshëm, dhe madje përgatiten shkresa me gabime teknike. Kapësit politikë të shtetit i kemi larguar me 14 shkurt dhe 22 mars, por sigurisht se ka shumë të tillë nëpër zyrat e shtetit”, ka shkruar Kryeziu.