Presidenti i Çadit, Idriss Deby, është vrarë gjatë përleshjeve të forcave qeveritare me rebelët gjatë fundjavës së fundit, njoftoi ushtria e këtij vendi.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha sot se ai ishte një mik i tij dhe i shtetit të Kosovës.
Pacolli kujtoi edhe takimin e fundit me të, teksa tha se i pranishëm ishte edhe ish-presidenti Hashim Thaçi.
“Presidenti i Çadit, Idriss Déby që vdiç nga plagët që mori nga përplasjet me rebelët në vijën e frontit në veri të vendit, ishte 68 vjeç dhe ishte një mik i imi dhe i Kosovës. Ai njohu Kosovën menjëherë pas një takimi që patëm në kryeqytetin N’Djamena. Herën e fundit e takuam, së bashku me Presidentin Thaqi në Erivan të Armenisë. Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe ngushëllime familjës dhe popullit të Çadit!”, shkroi Pacolli.
foto