Nxënësve nga shtatori nuk ju lejohet hyrja në shkollën fillore “Ahmet Gashi” në kryeqytet, pasi nga ekspertët komunalë po shihet rreziku i shembjes.
Pavarësisht kësaj, aty të dielën do të votohet derisa kanë nisur përgatitjet e terrenit.
Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi i cili tha se Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prishtinës gjatë këtyre ditëve ka mbajtur trajnim në këtë objekt dhe se nuk ka pasur asnjë problem.
Por, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, deklaroi një javë më parë se nuk merr asnjë përgjegjësi, nëse ndodh diçka aty gjatë të dielës.