• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Raka përsërit: Mantelbardhët që refuzojnë ta marrin vaksinën, le të kërkojnë punë tjetër

20/04/2021 - 22:21:39
Raka përsërit: Mantelbardhët që refuzojnë ta marrin vaksinën, le të kërkojnë punë tjetër

Mikrobiologu Lul Raka ka apeluar që të aplikohet vaksina antiCovid-19, dhe të mos ketë hezitim në marrjen e vaksinës AstraZeneca, siç është raportuar të ketë ndodhur, transmeton Gazeta Sinjali.

Raka për Klan Kosovën, tha se secila vaksinë ka efektet e saj anësore, megjithatë ai përsëriti lutjen e tij që stafi shëndetësor të kryej injektimin, pasi dobia e kësaj kure, është shumëfish më e lartë.

Lexo më shumë

Erdogan nervozohet pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem: E tradhëtuat Turqinë

Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit

June 18, 2025
2
Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

June 18, 2025
17

Sipas tij përveç frikës nga AstraZeneca, stafi shëndetësor e preferon më shumë vaksinën Pfizer për ta aplikuar si mbrojtje të sigurt ndaj koronavirusit, njofton Klan Kosova.

”Dje kam marrë vaksinën në QKMF e Kaçanikut. Deri tani nuk kam asnjë efekt anësor. E kalova 24 orëshin, fazën e parë, pa efekte anësore”.

”Unë dje kam sqaruar, pse kam vendosur ta marrë pikërisht dje vaksinën – sepse në kohën kur Kosova ka kaq pak, qëllimi kryesor i vaksinës është të mbërrijë tek ata që kanë nevojë më së shumti”.

”Në shumë shtete të botës, personat që kanë pasur COVID-19, nuk iu japin vaksinën gjashtë deri në tetë muajt e parë. Dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk e kam marrë në fillim. Por e dijmë që në fillim e kanë marrë vaksinën që në ditën e parë kryeministri Albin Kurti etj…”

”Por më pas kemi pasur ngurrime”.

”E ka marrë Angela Merkel AstraZeneca. Por, pse e mora unë dje vaksinën? Ajo që më ka brengos mua është hezitimi i punëtorëve shëndetësorë për me marrë vaksinën. Nëse shohim sa vaksina Astra Zeneca janë dhënë në Europë afër 40 milionë, e mpikësja ka ndodhë katër në një milionë”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

”Tek personat që pinë duhan, ndodhin 1700 raste, konsumues të duhanit. Efekti anësor, duhet të kuptohet cili është rreziku relativ. Dobia e vaksinës është shumëfish miliona herë sesa efekte anësore”.

Cili është rreziku prej vaksinës?

”T’ja nisim prej duhanit. Çdo pako në duhan shkruan ‚‘‘duhani vret‘‘ ‚‘‘duhani dëmton shëndetin‘‘, mirëpo njerëzit vazhdojnë me pi duhanin. Pijet e sheqerosura, brenda një viti shkaktojnë vdekje. Rreziku nga aksidentet në botë është shumë i madh”.

”Nëse sheh këto faktorë, hezitimi i punëtorëve shëndetësorë është i paqëndrueshëm”.

”Ne nuk e dijmë në cilën derë ka me trokitë vdekja nga Covid-19 në Kosovë. Nëse punëtori shëndetësor, nuk i beson vaksinës, ndoshta ato duhet të dorëzojnë mantelin e bardhë dhe të kërkojnë punë tjetër”.

”Rreziku më i madh është sot me e pasë vaksinën edhe mos me e marrë. Kjo është e patolerueshme.

”Kanë frikë prej mpiksjes. Arsyja e dytë është nga stafi shëndetësor thonë ”se duam ta marrim vaksinën Pfizer”. Çdo vaksinë shpëton jetë. Efekte anësore ka secila vaksinë. Edhe Pfizer ka efekte anësore. Nëse e ke AstraZeneca mere, s’ka aty hezitim”.

A duhet të ndryshojë strategjia e ministrisë t’ua japë vaksinën kushdo që dëshiron dhe t’mos iu mbesin në depo?

”Ato janë ndarë në kategori. Nëse mbesin vaksinat, duhet t’ju jepen kategorive të tjera. Ne kemi shembuj të jashtëzakonshëm të jetës reale për vaksina. Shembull i parë është Izraeli”.

”Sot në takimin që kemi pasur me përfaqëues të CDC-së, përfaqësuesi i Serbisë tregoi se, ‘’numri i hospitalizimeve të pacientëve të moshuar, ka rënë në mënyrë drastike pas vaksinimit’’. Edhe në Angli po ashtu. Izraeli më është bërë shembull botëror. Dhe këto shembuj të botës reale ne i shohim”.

”Me vaksina është rrugëtimi drejt normales. Me vaksinë i kthehemi jetës. Nëse kërkon lirim të masave, e dasma, e nuk vaksinohesh – nuk shkojnë të dyja”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Erdogan nervozohet pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem: E tradhëtuat Turqinë
Lajme

Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit

June 18, 2025
2
Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump
Lajme

Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

June 18, 2025
17
I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin
Lajme

I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin

June 18, 2025
11
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Jep dorëheqje nënkryetari i VV-së në Skenderaj

June 18, 2025
19
Nuk i eci Kurtit, loja : Deputetja e LDK-së thot se nuk voton ndryshe nga partia
Lajme

Nuk i eci Kurtit, loja : Deputetja e LDK-së thot se nuk voton ndryshe nga partia

June 18, 2025
25
Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj
Lajme

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj

June 17, 2025
58
Next Post
Policia vazhdon edhe sot me kontrollet e zbatimit të masave antiCOVID

Policia vazhdon edhe sot me kontrollet e zbatimit të masave antiCOVID

Më të fundit

  • Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit
  • Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump
  • I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi