Një person është arrestuar dje në Gjilan, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, raporton Gazeta Express.
Sipas policisë, dje rreth orës 17:40, një grua nga Gjilani ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan19.04.2021-17:40. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i sajë i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.