Imagjinoni jo një por njëmbëdhjetë foshnje që kërkojnë vëmendjen tuaj në të njëjtën kohë.
Kjo është jeta e Christina Ozturk, një grua 23-vjeçare dhe ajo nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.
Në fakt, ajo është aq e dashuruar me fëmijët, sa po planifikon të ketë një familje edhe më të madhe.
Bright Side intervistoi nënën e re për të ndarë me audiencën një vështrim të shkurtër të jetës së saj.
Kur Christina ishte 17 vjeç, ajo pati fëmijën e saj të parë, Victoria.
Ajo ishte një nënë e vetme, por jeta e saj ndryshoi kur ajo u takua me burrin që ka edhe sot.
Sipas saj, ai u dashurua me të në shikim të parë dhe i kërkoi të martoheshin dhe të kishin shumë fëmijë.
Shumica e fëmijëve të Christinës kanë lindur në të njëjtën kohë dhe janë në të njëjtën moshë!
Meqenëse është e pamundur, të kesh kaq shumë fëmijë në të njëjtën kohë, ajo dhe burri i saj u kërkuan një nënë surrogate për të ndërtuar shpejt një familje të madhe.
Edhe nëse nuk i lindi të gjithë, ajo është përsëri mamaja e tyre biologjike.
Çifti dëshiron të ketë edhe dhjetëra fëmijë të tjerë, por ata ende nuk kanë planifikuar një numër të saktë.
Partneri i saj milioner 56 vjeçar është një super baba i cili sigurohet që nevojat e të gjithëve të plotësohen në familje.
Për të ndihmuar Christina të kujdeset për fëmijët në mënyrën më të mirë, ata kanë dado dhe disa ndihmëse.
Christina na tregon se ajo dhe burri i saj kanë ndarë përgjegjësitë midis tyre.
Ai kujdeset për punën dhe ajo kujdeset për fëmijët.
Ata dalin shëtitje, luajnë lojëra dhe shikojnë filma rregullisht me fëmijët.