• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Hetime e akuza për vaksinat kur Kosovës po i harxhohen dozat

17/04/2021 - 20:56:51
Hetime e akuza për vaksinat kur Kosovës po i harxhohen dozat

Prokuroria e Shtetit ka nisur hetime pas konferencës të së premtes mbrëma të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ku mohoi raportimet në media për mosnënshkrim të kontratës për sigurimin e vaksinave dozave “Pfizerit”.

Njoftimi i Prokurorisë ka nxitur reagimin e partive opozitare të cilat nisjen e hetimeve “për zbulim të fshehtësisë zyrtare” e kanë vlerësuar si sulm ndaj demokracisë.

Lexo më shumë

KFOR-i vendoset për rreth dy javë në Jarinjë dhe Bërnjak

KFOR-i flet për ” raketat” që fluturuan mbi Kosovë net më parë

June 19, 2025
359
Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”

A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?

June 19, 2025
8

Por, Prokuroria më vonë sqaroi se hetimet nuk kanë nisur ndaj mediave, por ndaj personave zyrtarë

Me pak doza vaksinash në stok derisa vdekshmëria nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e lartë po aq sa numri i rasteve të reja të infektimit, diskutimeve u janë shtuar pajtime e mospajtime për sigurimin e dozave shtesë. Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi të shtunën se ka nisur hetime për veprën penale “zbulim të fshehtësisë zyrtare” pasi në media u publikuan dokumenteve të negocimit të kontratës midis Kosovës dhe kompanisë “Pfizer” e cila prodhon vaksina kundër koronavirusit.

Njoftimi për nisjen e hetimeve erdhi një ditë pasi këtë e kërkoi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili në një konferencë për media të premten mbrëma raportimet se ai ka neglizhuar kontratën për sjelljen e vaksinave të “Pfizerit”.

“Pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’, nga neni 426 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Por pak orë pas këtij njoftimi Prokuroria publikoi një tjetër komunikatë ku sqaroi se hetimet po zhvillohen ndaj personave zyrtarë dhe jo ndaj mediave e gazetarëve. “…për këtë çështje është hapur rast në drejtim të veprës penale ‘Zbulim i fshehtësisë zyrtare’, nga neni 426 të KPRK-së dhe se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave dhe gazetarëve, ashtu siç është raportuar nga portali në fjalë”, thuhet në njoftimin e dytë.

Mirëpo, Parim Olluri, drejtor mediumit “Insajderi” që ka publikuar artikullin për këtë çështje, ka njoftuar se të shtunën është intervistuar nga policia.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Nisja e këtyre hetimeve ka nxitur reagime në opinionin publik, duke përfshirë edhe partitë opozitare.

Në një konferencë për media, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se dënojnë sulmet që mund t’u bëhen mediave, derisa ka ftuar Qeverinë që të sqarojë kontratën për vaksinat, shkuan koha.net

“Kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit që mos të bjerë nën ndikimin e kryeministrit Kurti. Pra, sulmi ndaj mediave të lira në republikën tonë është i papranueshëm.

Nxjerrja në pah e dështimeve të Qeverisë së Kosovës, nxjerrja në pah e abuzimeve që mund të ndodhin nga Qeveria dhe ministrat e kësaj qeverie janë tepër të rëndësishme”, ka thënë Tahiri.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.

“E vërteta është interesi i vetëm publik. Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Mbrëmjen e së premtes, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk dha informacione rreth negociatave për sigurimin e vaksinave, me arsyetimin se kjo çështje është konfidenciale.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

KFOR-i vendoset për rreth dy javë në Jarinjë dhe Bërnjak
Lajme

KFOR-i flet për ” raketat” që fluturuan mbi Kosovë net më parë

June 19, 2025
359
Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”
Bota

A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?

June 19, 2025
8
“Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh”
Lajme

“Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh”

June 19, 2025
17
Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit
Lajme

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

June 19, 2025
9
Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë
Bota

Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

June 19, 2025
57
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

“Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor”

June 19, 2025
13
Next Post
Qeveria e Kosovës edhe më tej pa program qeverisës dhe pa plan veprimi

Qeveria e Kosovës edhe më tej pa program qeverisës dhe pa plan veprimi

Më të fundit

  • KFOR-i flet për ” raketat” që fluturuan mbi Kosovë net më parë
  • A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?
  • “Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi