• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Zyrtari i lartë evropian: “Plani slloven” për ndryshimin e kufijve u shty nga Aleksander Vuçiq

16/04/2021 - 20:39:35
Zyrtari i lartë evropian: “Plani slloven” për ndryshimin e kufijve u shty nga Aleksander Vuçiq

Kurdo që ta kenë takimin e radhës, kryeministri slloven, Janez Jansha dhe kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, duhet publikisht të sqarohen për një gjë,

Mediat sllovene kanë publikuar dokumente jo formale të njohura si ‘non paper’ të cilat sipas tyre Jansha ia ka prezantuar Michelit.

Lexo më shumë

Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
18
Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

December 8, 2025
29

Aty krye-qeveritari slloven i prezanton atij evropian idenë për rivizatim të plotë të kufijve në Ballkanin Perëndimor që do të sillte sipas tij, paqen afatgjatë në rajon.

Njëra nga zgjidhjet është që Kosova të bashkohet me Shqipërinë, kufiri shqiptaro-serb vendoset përmbi Mitrovicë, kurse tre komunat tjera të veriut të Kosovës marrin status special dhe administrohen nga Serbia.

Ndërkohë Beogradi shpërblehet me më shumë territor duke e marrë Republikën Serbe të Bosnjës dhe kështu shteti i përbërë nga boshnjakët, serbët e kroatët shpërbëhet.

Një zyrtar i lartë evropian i tha Klan Kosovës të premten se kjo ide me ndryshimet e kufirit ku përfshihet Kosova doli këto ditë dhe u shty fort nga politikanë të rangut të lartë nisur nga presidenti Aleksandër Vuçiq, i ndihmuar nga liderë tjerë në BE, por edhe Rusia kjo për të bërë relativizmin e çështjes që po e dridh skenën në Ballkan e Evropë.

Paraprakisht, sipas tij, në Bruksel kanë qarkulluar në muajt janar e mars dy “non paper” tjerë që flasin ekskluzivisht për ndarjen e Bosnjës sepse ajo sipas mendimit slloven, kroat dhe të tjerëve thjesht është vend jo-funksional.

Simos Piperidis nga e zyra e presidentit të Këshillit Evropian, as nuk pohoi e as nuk e mohoi ekzistimin e letrave në fjalë duke thënë se për momentin s’kanë asnjë koment për pyetjet e dërguara.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Nga zyra e kryeministrit në Lubjanë po ashtu nuk komentuan ato që ata i quajnë dokumente “non paper” për Ballkanin Perëndimor.

Paraprakisht, Janez Jansha ka deklaruar se nuk e ka takuar fizikisht Michelin që nga viti i kaluar andaj sipas tij, do të ishte e vështirë t’i dorëzojë zyrtarit evropian diçka në shkurt a mars sivjet.

Sllovenia e cila e merr presidencën e Bashkimit Evropian nga 1 Korriku, sipas Janshës po kërkon zgjidhje për zhvillimin e perspektivës evropiane të rajonit.

Kjo nuk mjafton për politikanen sllovene, Tanja Fajon.

Ajo kritikoi ashpër shefin e qeverisë të cilit i kërkon të dalë publikisht kundër opsionit kundërthënës për ri-definimin e kufijve në Ballkan.

Fajon, thotë se nuk e di nëse dokumenti është autentik, por për të është biseduar në rrethe të rëndësishme diplomatike në Bruksel.

“Secila ide e ndryshimit apo rivizatimit te kufijve në Ballkanin Perëndimor aq më pak në Bosnje e Hercegovinë e cila ka pësuar më së shumti nga lufta është jashtëzakonisht e rrezikshme. Nisur nga ky fakt , secili tentim i ri-vendosjes së kufijve na dërgon në të kaluarën e përgjakshme dhe nuk mund të përfundojë në mënyrë paqësore”, theksoi Fajon.

Nga zyra e kryeministrit Albin Kurti, kanë deklaruar se nuk e kanë asnjë koment për zhvillimet rreth dokumenteve të lartpërmendura.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
Ekonomia

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
18
Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda
Lajme

Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

December 8, 2025
29
Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit
Lajme

Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit

December 5, 2025
42
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në
Bota

Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në

December 5, 2025
23
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Lajme

Putin i vendosur: Rusia do të marrë të gjithë Donbasin, me luftë

December 5, 2025
32
E vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali
Lajme

E vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali

December 5, 2025
42
Next Post
Gjykata Speciale ua kthen Organizatës së Veteranëve pajisjet e konfiskuara

Gjykata Speciale ua kthen Organizatës së Veteranëve pajisjet e konfiskuara

Më të fundit

  • Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
  • Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda
  • Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi