• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Caktohet seanca e parë për ish-komandant “Ujkun” e UÇK-së në Hagë

16/04/2021 - 07:11:46
Caktohet seanca e parë për ish-komandant “Ujkun” e UÇK-së në Hagë

Më 19 prill 2021, në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (“DHSK”) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Pjetër Shalës.

Kështu kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Lexo më shumë

Irani: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe “Duhet të përgjigjemi”

Irani: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe “Duhet të përgjigjemi”

June 22, 2025
0
Irani e ka filluar faza e katërt të operacionit kundër Izraelit

OKB për sulmet e ShBA-së ndaj Iranit: Përshkallëzim i rrezikshëm

June 22, 2025
15

Kjo është komunikata e plotë e Dhomave të Specializuara:

Pjetër Shala (“z. Shala”) u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar z. Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt. Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Versioni i redaktuar publik i aktakuzës së konfirmuar mund të lexohet këtu.

Paraqitja e parë e zotit Shala do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, Gjykatësi i Procedurës Paraprake siguron respektimin e të drejtave të të akuzuarit, përfshirë të drejtën për përfaqësim ligjor dhe se i akuzuari i kupton akuzat kundër tij ose saj. Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në Internet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, me një vonesë të shkurtër në https://www.scpks.org/sq/transmetim.

Seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Gjithashtu, në ndërtesën e DHSK-ja është një qendër e posaçme për median në të cilën gazetarët mund të punojnë dhe përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.

Për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, numri i ulëseve në galerinë publike dhe në qendrën për mediat do të jetë shumë i kufizuar dhe është i nevojshëm regjistrimi paraprak.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për regjistrimin paraprak, ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në public@scp-ks.org deri në orën 16:00 të së premtes, 16 prill 2021. Në mesazh duhet të shënoni emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes, shtetësinë, numrin e pasaportës/letërnjoftimit, përkatësinë tuaj (p.sh, person privat, diplomat i akredituar, OJQ/shoqëria civile) dhe të dhëna të tjera relevante. Gazetarët duhet të japin edhe emrin e organit të medias, vendin ku janë të bazuar, si edhe një skanim të kartelës së shtypit. Do t’ju informojnë sa më shpejt nëse ka ulëse të lira. Kërkojmë mirëkuptimi tuaj duke mbajtur parasysh kufizimet e imponuara prej masave për shëndetin publik në përgjigje të KOVID-19.

Më shumë të dhëna për vizitë në DHSK, ndër të cilat edhe të dhëna për masat në lidhje me KOVID-19, mund të gjeni këtu.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Irani: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe “Duhet të përgjigjemi”
Bota

Irani: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe “Duhet të përgjigjemi”

June 22, 2025
0
Irani e ka filluar faza e katërt të operacionit kundër Izraelit
Lajme

OKB për sulmet e ShBA-së ndaj Iranit: Përshkallëzim i rrezikshëm

June 22, 2025
15
Çka po ndodhë? NATO vendos dy avionë F-35 në Poloni, pasi  Rusia i ngriti disa në ajër
Bota

NATO reagon pas sulmit të Amerikës mbi Iran

June 22, 2025
128
Anglia i del në krah Trumpit: SHBA e sulmoi Iranin për të zbutur kërcënimin e programit bërthamor
Bota

Anglia i del në krah Trumpit: SHBA e sulmoi Iranin për të zbutur kërcënimin e programit bërthamor

June 22, 2025
4
Trump i drejtohet Iranit: Nëse s’bën paqe tani, sulmet tjera do të jenë shumë më të mëdha
Bota

Trump i drejtohet Iranit: Nëse s’bën paqe tani, sulmet tjera do të jenë shumë më të mëdha

June 22, 2025
55
Irani: Bota nuk duhet të harrojë se Amerika, na tradhtoi në mes të një procesi diplomatik
Lajme

Irani: Bota nuk duhet të harrojë se Amerika, na tradhtoi në mes të një procesi diplomatik

June 22, 2025
220
Next Post
Mbi 2 mijë persona të vdekur nga Covid 19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

Mbi 2 mijë persona të vdekur nga Covid 19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

Më të fundit

  • Irani: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe “Duhet të përgjigjemi”
  • OKB për sulmet e ShBA-së ndaj Iranit: Përshkallëzim i rrezikshëm
  • NATO reagon pas sulmit të Amerikës mbi Iran
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi