Në Matiqan të Prishtinës, dikush është duke i helmuar qentë dhe tre nga ta kanë ngordhur.
‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’ kanë publikuar një video në Facebook, ku shihet se si një qen vjell nga goja dhe sipas tyre ai më pas ka ngordhur si shkak i helmimit.
Në postim thuhet se në Matiqan po dyshohet se dikush po i helmon qentë.
“Tre të ngordhur deri më tani. Njeren, Majën tentuam me shpëtu mirëpo as ndërhyrja e veterinarit nuk arrit me shpëtu”, thuhet në postim.
Më poshtë video tmerruese nga Prishtina.