Të paktën 20 fëmijë humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shkollë në kryeqytetin Niamey të Nigerit.
Zjarri nisi në orët e pasdites kur në klasa kishte ende shumë nxënës, një pjesë e të cilëve mbetën të bllokuar për shkak të flakëve.
Sipas një zyrtari të arsimit, flakët përfshinë dhe derën e shkollës duke e bërë të pamundur që nxënësit të dilnin prej atje. Shkolla pothuajse u shkatërrua dhe autoritetet kanë nisur një hetim për të nxjerrë shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.