Sot është mbajtur ceremonia solemne në Odën e Avokatëve të Kosovës në të cilën e dhanë betimin 24 Avokatë dhe 55 Praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyrat e avokatëve në tërë Kosovën.
Avokatët dhe praktikantët e dhanë betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, i cili udhëhoqi me këtë ceremoni solemne.
Kryetari Havolli, gjatë ceremonisë së betimit, iu uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinj në rrugëtimin e tyre profesional dhe poashtu i inkurajoi ata që të jenë lider të punës së tyre dhe të marrin me përgjegjësi detyrën e re, duke respektuar Kushtetuten, Ligjin, aktet normative të OAK-së dhe Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit.
Oda e Avokatëve të Kosovës, për çdo vit begatohet me juristë respektivisht avokatë dhe praktikantë të rinjë, ashtu që tani Oda numron 1009 avokatë dhe 320 praktikantë.