Pesë kandidatë për deputetë në parlamentin Bullgar u arrestuan për blerjen e votave, njoftoi sot zyra e prokurorit.
Dy prej tyre u mbajtën në paraburgim për 72 orë, dy të tjerët u ndaluan për një kohë të pacaktuar dhe njëri u la i lirë me kusht, raporton agjencia bullgare BTA, citon novinite.
Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme, Siyka Mileva, vlerësoi se për herë të parë, në përputhje me Ligjin për Pastrimin e Parave, më shumë se 195 mijë euro u sekuestruan me kërkesë të prokurorisë në mënyrë që të parandalonte përdorimin e tyre për blerjen e votave.
“Një është një person që kishte imunitet në atë kohë. Pjesëmarrësi i dytë në grup është një person i cili ishte një ish-kandidat për eurodeputet, një ish-nënkryetar i një komune në Bullgari dhe një këshilltar aktual komunal në të njëjtën komunë. Pjesëmarrësi i tretë është një person me një ndikim të fortë në lagje të caktuara me një popullsi kryesisht rome”, shtoi ajo.
Grupi ka funksionuar nga 6 shkurti deri në ditën e zgjedhjeve – 4 prill, në të gjithë vendin. Kishte një strukturë piramidale.
Në krye ishte një organizator, i cili zotëron katër kompani tregtare, drejton një kompleks hotelier, një TV kabllor dhe një fabrikë.
Ai gjithashtu ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me kryesinë e partisë.