Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se një ditë partia e tij do t’i arrijë 50 për qind të votave.
Kjo deklaratë e Haradinajt erdhi pas parashikimeve të analistëve se AAK’ja do të përfundojë si NISMA, duke mos e kaluar pragun.
“Shumica e analistëve e ndjekin atë trend që e kanë dëgju njëherë dhe vazhdojnë me atë pa bërë një analizë të të mirëfilltë të asaj çka ndodhë në të vërtetë. AAK e ka një gjendje të mirë, jemi solid, kemi organizatë serioze. Këta analistët po e marrin trendin e ndryshimit. LVV i ka vetëm 25 për qind votë te vetën 25 për qind janë votë e ndëshkimit. Nëse LVV zhgënjen kthehet në votën bazë. Një zhgënjim që ka ndodhë me AAK na ka sjellë në pragun 7 për qind. Unë e kam një parashikim tjetër, do të përfundojmë si LVV , do t’i mbërrijmë 50 për qind”, ka thënë Haradinaj.