Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me nënkryetaren Shqipe Mjekiqi kanë zhvilluar takime me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Olivér Várhelyi dhe përfaqësues të tjerë të BE-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë takim LDK-së iu vlerësua lart pjesëmarrja në seancën e zgjedhjes së presidentes.
Ndërsa, BE-ja u zotua se është në finalizim që përveç vaksinave të mekanizmit COVAX, të sigurohen edhe vaksina tjera për Kosovën.
“Po ashtu, njoftuan kryetarin Abdixhiku që BE-ja është duke finalizuar përpjekjet që, përveç kanalit COVAX, shumë shpejt të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit”, thuhet në një njoftim.
“Kryetari Abdixhiku falënderoi përfaqësuesit e BE-së për mbështetjen që ka dhënë BE për Kosovën duke theksuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit dhe një përshpejtim të procesit të integrimit”, thuhet tutje.