Hysen Sogojeva, kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës është takuar sot me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.
Në këtë takim është folur që edhe dasmat do të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm.
“Për momentin, sektori i dasmave ka mbetur pezull, dhe do të mund të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm, ndërsa për sallat e mbyllura akoma nuk ka një kohë të cekur se kur mund të fillojnë, me gjasë mbetet deri të ndodh vaksionimi i 60% të popullsisë”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e tyre.
Shkrimi i plotë i OHT pa ndërhyrje:
Sigurisht që në këtë takim OHT ka qenë me kërkesa të qarta, me ç’rast është kërkuar hapje në tërësi pë të gjitha subjektet hoteliere/turistike, duke përfshirë hotelierinë, gastronominë, pishinat, sallat e dasmave, dekoret etj,.
Mirëpo, nga ky takim u premtua se Hoteleria dhe Gastronomia do të hapet me datë 18 Prill, me orar deri 22:30 apo 23:00!
Për momentin, sektori i dasmave ka mbetur pezull, dhe do të mund të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm, ndërsa për sallat e mbyllura akoma nuk ka një kohë të cekur se kur mund të fillojnë, me gjasë mbetet deri të ndodh vaksionimi i 60% të popullsisë.
Oda e Hotelierisë dhe turizmit mbetet me shpresë në vaksinim sa më të shpejtë që të paktën gjatë sezonës së verës të funksionojnë të gjithë.
Ndërkohë, së shpejti do të bëhet publike edhe Manuali i dhënë.