Sipas një libri të ri, presidenti amerikan, Donald Trump, ka propozuar që imigrantët të qëllohen me armë në këmbë në mënyrë që të mos mund të ikin.
Në librin e shkruar nga dy gazetarë të gazetës “New York Times” thuhet se presidenti ka dhënë udhëzime për përdorimin e metodave ekstreme për ndalimin e imigrantëve, në mënyrë që ata të mos e kalojnë kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
Për më tepër, në këtë libër thuhet se presidenti ka propozuar që të përdoren edhe muret me rrymë dhe kanalet e mbushura me gjarpërinj apo aligatorë.
Ndryshe, ndërtimi i murit përgjatë kufirit me Meksikën është një nga objektivat kryesore të presidentit amerikan. Ndërtimi i tij ka filluar dhe Pentagoni i ka ndarë 3.6 miliardë dollarë për këtë projekt.
Libri është shkruar nga Michael Shear dhe Julie Davis dhe quhet “Sulmi i Trump-it ndaj imigrimit”. Ai është i bazuar në intervistat me dhjetëra zyrtarë amerikanë, emrat e të cilëve nuk janë të publikuar në libër.
Sipas një përshkrimi, presidenti Trump në mënyrë private i ka këshilluar ndihmësit që ushtarët t’i qëllojnë imigrantët në këmbë, por atij i është thënë se një gjë e tillë është ilegale, shkruan “BBC”,