Drejtori i Inspekcionit në Mitrovicë thotë që Bashkimi Kombëtar një ditë do të jetësohet. Përmes këtij shkrimi në facebook bëri thirrje për Bashkim Kombëtar.
Kjo sipas Fidan Ademit që është drejtor i Inspekcionit në Mitrovicë dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje do të ndodhë ose me pushkë ose me referendum.
E ky shkrim në rrjetin e tij social në facebook, mori reagime të mëdha nga zyrtarët serb.
Është ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq i cili ka reaguar duke thënë që këto veprime kundërshtojnë kërkesat e sekretarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.
Ndërsa, pasardhësi i tij në të ashtuquajturën zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka pyetur se a nënkuptojnë këto kërcënime krijimin e Shaipërisë së Madhe.
“A nënkuptojnë kërcënime të tilla me pushkë se krijimi i Shqipërisë së Madhe’ është ndër prioritetet tuaja kryesore? Ku e vendosni dialogun në atë rast, në vendin e pestë apo më poshtë? Nuk ka vend për armë në tryezën e negociatave! E ardhmja është në paqe!”, tha Petar Perkoviq, drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Këtyre reagimeve i është përgjigjur vetë Ademi në një prononcim për T7.
Idea për Bashkimin Kombëtar, Ademi thotë që është në bazën e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa shton që një ditë ky projekt do të jetësohet.
Ademi në fund thotë që për këtë deklaratë nuk është kontaktuar nga partia e tij, pasi që sipas tij ishte një qëndrim privat e jo partiak.