Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar çfarë ka biseduar sot në takim me presidenten Vjosa Osmani.
Abdixhiku thotë se me presidenten zhvilluan një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.
Ai thotë se LDK në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë.
Postimi i tij:
Sot, në orët e pasdites, takova Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu. Zhvilluam një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.
Lidhja Demokratike e Kosovës, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë.
Presidentes i urova sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend.