Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se sonte kanë mbërritur 7 mijë e 20 doza të vaksinës antiCOVID të “Pfizer”.
Përmes një postimi, Rama bëri të ditur se brenda disa ditësh do të arrijnë edhe doza tjera të Pfizer, AstraZeneca, Sinovac e Sputnik.
“Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook