Drenicakja rrah ish bashkëshortin, përfundon në stacion policor
Një grua ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj, pas një mosmarrëveshje që kishin, shkruan Gazeta Metro.
E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor, dhe me vendim të prokurorit janë liruar palët.
‘’ Skenderaj 11.04.2021 – 20:20. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.