Një person është therur me thikë dje rreth orës 18:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një person, i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Një nga personat e përfshirë në këtë rast, ( i lënduari) është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo shtoi se policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe se në ditët në vijim do të zbardhen detaje të reja.