Gazeta Telegrami Sot pak më parë raportoi për arrestimin e një zyrtari policor, i cili dyshohet për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”. Sinjali mëson se polici i arrestuar është Visar Basha.
Sipas Inspektoratit Policor të Kosovës në orët e pasdites është marrë një informacion nga Policia e Kosovës se një qytetar pretendonte për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në stacionin policor Qendra në Prishtinë.
Qytetari paraprakisht ishte shoqëruar nga policia në stacionin policor me dyshimin për shkak të mos respektimit të masave antiCOVID.
“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Edhe qytetarit të shoqëruar në stacionin e policisë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga Prokuroria”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor./Gazeta Sinjali/
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.