Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, vizitoi banorët e lagjes “Kapeshnicë” në Pejë. Aty u njoh nga afër me brengat dhe hallet e qytetarëve, të cilët shprehën shqetësimet e tyre sa i përket fushës së shëndetësisë.
Me këtë rast, Berisha tha se do të punojë dhe do të përkushtohet maksimalisht, për banorët e kësaj lagjes.
Andaj edhe Kapeshnica e Pejës i është bashkuar konceptit 100% Kosovë, që me 6 tetor do ta vulosin fitoren e koalicionit AAK-PSD, me numrin 119 dhe thirren Bekën 44.