Një automjet furgon është vetaksidentuar sot në orët e para të mbrëmjes në Autostradën “Arbën Xhaferi, afër Lipjanit.
Sipas Policisë së Kosovës në këtë aksident nuk ka viktima në njerëz apo të lënduar.
“Rreth ores 18:10 në autostradë, relacioni Veternik-Lipjan, është raportuar për një vetaksident trafiku, i pëfshirë në vetë-aksident është një automjet-kombi. Ka vetëm dëme materiale pa ndonjë lëndim në njerëz”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë./Telegrafi/