• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat në këto zgjedhje

01/10/2019 - 15:33:46
SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat në këto zgjedhje

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka lëshuar një deklaratë lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Në këtë deklaratë për media thuhet se Qeveria e SHBA-së nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave.
“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Lexo më shumë

Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

May 9, 2025
0
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash

Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë

May 9, 2025
0

Për këtë ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett.

Ndryshe para një muaji shtetet e Quint-it përmes ambasadorëve të tyre në Kosovë kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, përmes kësaj deklarate kanë theksuar se zgjedhjet e ardhshme janë mundësi vendimtare për qytetarët e Kosovës që të vendosin për drejtimin e shtetit.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë premtimin për të ardhme paqësore dhe të begatë, dhe e vetmja rrugë për të siguruar këtë të ardhme është përmes shprehjes së vullnetit të popullit në këto zgjedhje. Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë. Sikurse në zgjedhjet e kaluara, ne do të bashkohemi me organet tjera lokale dhe ndërkombëtare për të ndihmuar që të sigurohet një ambient i lirë dhe i drejtë”, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës së 30 gushtit, këto shtete deklarojnë se Kosova në të kaluarën ka dëshmuar përvojë në mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme dhe të menaxhuara në mënyrë profesionale, edhe pse jo të përkryera.

“Ambasadat tona presin që këto zgjedhje të kenë përmirësime krahasuar me zgjedhjet e kaluara, dhe që të shmangen manipulimet dhe mashtrimet që njollosën zgjedhjet e vitit 2010 (siç e thotë raporti i 2010-ës i Misionit të BE-së të Ekspertëve Zgjedhorë), si dhe frikësimi i kandidatëve dhe votuesve serbë të Kosovës që nuk ishin të rreshtuar me Listën Serbe në vitin 2017 (të përmendur në raportet e vitit 2017 të Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve). Ne refuzojmë trysninë ndaj votuesve, duke përfshirë kërcënimet për punë, dhe refuzojmë blerjen e votës, përfshirë atë përmes premtimit të posteve publike. Ne refuzojmë çfarëdo sulmi ndaj mediumeve, qoftë ai fizik apo në formë të thirrjes për dhunë, dhe refuzojmë tentimet për të etiketuar mediumet me ‘lajme të rreme’. Ne qëndrojmë pranë mediumeve të pavarura dhe shoqërisë civile në ushtrimin e roleve të tyre të monitorimit dhe vëzhgimit publik të procesit zgjedhor, thekson tutje deklarata./

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë
Lajme

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

May 9, 2025
0
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë

May 9, 2025
0
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi

May 9, 2025
3
Sot 10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” si nisi ky konflikt?
Lajme

Sot 10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” si nisi ky konflikt?

May 9, 2025
0
Si e zbuloi policia që 29-vjeçari në Ferizaj po bashkëjeton me një të mitur
Lajme

Ja sa gjoba trafiku i shqiptoni polici për 24 orë në Kosovë

May 9, 2025
1
Publikohen biseda e Hysri Selimi me shërbin e BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë
Lajme

Publikohen biseda e Hysri Selimi me shërbin e BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë

May 9, 2025
17
Next Post
Historia e gruas nga Prizreni: I gjen pas 8 viteve fëmijët që ia kishte rrëmbyer burri nga Peja

Historia e gruas nga Prizreni: I gjen pas 8 viteve fëmijët që ia kishte rrëmbyer burri nga Peja

Më të fundit

  • Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
  • Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë
  • Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi