Kryetari i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka reaguar pas lajmeve se masat e reja për parandalimin e koronavirusit mund të vazhdojnë edhe pas 18 prillit.
“Më 18 prill nëse nuk hapemi pason protesta”, tha ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që sektori i gastronomisë të mbyllet nga 7 deri më 18 prill, gjersa iu lejohet vetëm shërbimi “take-away”.