Qazim Rrahmanin, i cili ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.
Këtë e ka bërë të ditur vet Rrahmani përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga Kryeministêri Kurti , lirimin nga detyra e zv.Ministërit tê MFPT-së. Arsyja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozit tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së”, ka shkruar ai.