Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Mattheë Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.
Lajmin e bën të ditur ambasada amerikanë në Tiranë, nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook.
“Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, thuhet në këtë njoftim
Zyrtari i lartë i DASH pritet të japë mesazhet e qartë të qeverisë amerikanë në lidhjet me zgjedhjet 25 prillit, ku padyshim do të kërkohet arritja e standardeve, mos ushtrimi i dhunës dhe një fushatë e klimë zgjedhore.
Edhe në zgjedhjet lokale, Palmer si zyrtari që angazhohet për çështjet e Ballkanit ka dha një mesazh të fortë ndaj politikës shqiptare, PD-së e cila bojkotoi zgjedhjet 2019-ës. Ai kërkoi që të mos ketë trazira në ditën e votimit dhe të respektohet procesi i votimit.