Një politikan nga Kenia derisa ka shkruar në Twitter për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të vendit, ka bërë një huqje të madhe.
Mbuvi Gideon Kioko ka uruar Osmanin për postin e presidentes, por ka gabuar rëndë kur ka thënë se ajo vjen nga një martësë poligame [martesa e një burri me disa gra, apo edhe e një gruaja me disa burra njëkohshëm].
Nuk dihet se cilave informacione i është referuar ky politikan.
“Znj. Vjosa Osmani (38), gruaja e dytë në një martesë poligame të krijuar është zgjedhur si Presidentja e re e Kosovës. Urime Zonja Presidente”, ka shkruar Mbuvi Gideon Kioko.
Mrs Vjosa Osmani (38), a second wife in a polygamous marriage set up has been elected as Kosovo’s new President.
Congratulations Madam President. pic.twitter.com/EJXGVvxhmn
— Mike Sonko (@MikeSonko) April 5, 2021