Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të rritur atmosferik, në këtë kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Vranësirat nuk do të jenë stabile, kjo si pasojë e fushave ciklonike të cilat do të shtrihen mbi vendin tonë, duke sjellë mot të vranët dhe me reshje shiu.
Reshjet do të ndikojnë në uljen e vlerave të maksimaleve të paktën për 10 gradë celsius, derisa temperaturat minimale do të mbeten konstante me ditët paraprake.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë celsius.
Dita e enjte parashihet t’i regjistrojë vlerat më të ulëta, ndërsa ditët e tjera mbeten me temperatura të larta, mbi vlerat e normales.
Indeksi UV mbetet mesatar, kështu që kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit deri ditën e enjte, ku pastaj era do të ndërrojë kahun në drejtim të verilindjes, shpejtësia e së cilës gjatë kësaj periudhe do të arrijë deri 9m/s.