Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Policinë e Kosovës, raporton gazeta Express.
Në policinë e Kosovës një person ka lajmëruar se pas mosmarrëveshjes me bashkëshorten e tij, ajo e ka sulmuar atë duke e goditur me një kabllo.
Pas rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, derisa, sipas policisë rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë 30.11.2020 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një kabllo. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.