Gjatë ditës së djeshme një femër është arrestuar në Podujevë, si e dyshuar për dhunë në familje.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, si dhe ka bërë të ditur se e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj, e cila ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.