Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka denoncuar dje një rast të falsifikimit të dokumentit.
E njëjta ka deklaruar se një i dyshuar ka dorëzuar dokument që dyshohet të jetë i falsifikuar, për të vulosur me vulë apostile.
Dokumenti sipas Policisë është konfiskur, kurse i dyshuari pas intervistimit është liruar.
“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 02.04.2021 – 11:40. Ankuesja femër kosovare zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka informuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sjell një dokument dyshohet të jetë i falsifikuar, për të vulosur me vulë apostile. Dokumenti është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.