Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi ka komentuar propozimin për ndryshimin e ligjit për zgjedhje.
Kajtazi ka thënë se mënyrë si i është qasur Albin Kurti kësaj situate është në forme shantazhi tipik.
Sipas Kajtazit, Kurti mbreme ka dërguar një mesazh se është një Erdogan në ardhje i cili donë pushtet absolutë për veti dhe se opozitën e sheh vetëm si numër sa për të përmbushur ulëse në kuvend.
“Mënyra si është qasë Albin Kurti gjithë kësaj situate është në formë shantazhi tipike ose votojnë këtë ligj që më konvenon mu që i hapë rrugë votimit nëpër ambasada e konsullata ose e qojmë vendin në zgjedhje dhe rezultati po shihet”
“Me përtheku mënyrën e veprimeve politike të Albin Kurtit, ai sot ka çu një mesazh që është një Erdogan në ardhje i cili donë pushtet absolutë për veti i cili opozitën e sheh si numër sa për të përmbushur ulëse në kuvend, jo me ndikim për debat dhe një njeri i cili dëshiron të kontrolloj gjithçka nëse vazhdon me këtë mënyrë do të jetë edhe fundi i tij politikë, sepse kjo mënyrë e nisjes së qeverisjes, kjo mënyrë e kontrabandimit të ligjeve natë pa kurrfarë nevoje për të ka me qenë shumë e kushtueshme”, ka thënë Kajtazi.
Tutje ai ka shtuar se ka logje edhe vendime te nevojshme qe duhet me u marre sa ma shpejte, si apo për pandeminë, ekonomin,
“Janë ligje dhe vendime të nevojshme që duhet me u marrë sa ma shpejtë, janë 100 njerëz që vdesin në javë, vendi nuk ka vaksina, spitalet janë plotë me pacientë, ekonomia është ne rënje, ka mbi 50 mijë persona që kanë humbur vendet e punës nuk ka asnjë veprim që i rregullon këto çështje dhe qohet dikush në pik nate kujdese për ligjin për zgjedhje”, ka thënë Kajtazi në Debat Plus.