Kryetari i Komisionit parlamentar për Legjislacion, Adnan Rrustemi, ka folur rreth kërkesës së LDK-së që të tërhiqet projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në mënyrë që të votojnë për Vjosa Osmanin si presidente e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Rrustemi tha se kjo kërkesë e LDK-së është absurde teksa shtoi se ata janë kundër të drejtës së votës për bashkatdhetarët.
“Kjo kërkesë është absurde, kjo nënkupton që ata në radhë të parë janë kundër të drejtës së votës për bashkatdhetarët. Nëse opozita nuk do zgjedhje, rrjedhimisht do të mundësojë konstituimin e institucioneve, zgjedhjen e presidentes me pjesëmarrje në seancë. Nëse ata do të mundësojnë zgjedhjen e presidentes nuk kanë asnjë arsye që të brengosen nga projektligji”, ka thënë Rrustemi në KTV.