Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka përsëritur edhe njëherë thirrjen drejt kryeministrit Kurti që të tërhiqet nga ndryshim-plotësimi i Projektligjit për Zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.
Abdixhiku ka thënë se reforma duhet të jetë më e thellë dhe përmbajtjesore dhe se për të do të ndihmojë edhe LDK-ja kur të vije koha.
“Veprimet e sotme janë me qëllime shantazhimi. Qeveria po tregon se s’është e zoja të përballet me probleme fundamentale dhe s’është e zoja ta qeverisë vendin”.
“Veprimet e sotme janë llogaritje të qëllimshme për të prodhuar jostabilitet dhe për t’i mashtruar votuesit. Po bëhen pas asnjë pikë nevoje”.
“LDK s’i asnjëherë më parë pa kushte ka zgjatur dorën për konstruktivitet. Si duket as ky votim nuk i ka mjaftuar. Si duket qëllimi ka qenë zgjedhjet sepse mendtë i keni pasur aty”.
“I bëj thirrje Albin që të tërheqësh këtë ligj. Dhe jo vetëm aq, për të gjithë reformën zgjedhore. Jemi me një vijë për këtë, por mos e përdor si shantazh. T’i themelojmë fillimisht institucionet, t’i vaksinojmë qytetarët, kaq po kërkojmë”.
“Tërhiqe ligjin, mos na dërgo në zgjedhje!”, shtoi ai.