Për nder 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit të Autizmit, studentët e Fakultetit të Edukimit, nën udhëheqjen e Ass.Zamira Gashi Shatri, PhD candidate, Prof.Ass.Dr. Venera Vala Këndusi dhe Prof.Asoc.Dr. Behxhet Gaxhiqi kanë organizuar aktivitete për fëmijët me çrregullime të spektrit autik.
Në këtë aktivitet morën pjesë fëmijët me autizëm, të shoqëruar nga familjarët, mësueset e tyre, studentët dhe stafi akademik i UFAGJ-së, të cilët me rastin e shënimit të kësaj dite kanë dhënë mesazh të përbashkët për më shumë përkujdesje, dashuri dhe socializim për të gjithë fëmijët me autizëm, qëmeritojnë të gjithë përkrahjen për t’i zhvilluar aftësitë e tyre.
Aktiviteti u shoqërua me kampanjën vetëdijesuese, e udhëhequr nga studentet Gresa Rexhepaj dhe Blerina Istrefaj, të cilat prezantuan punimin me temë “Autizmi flet” dhe video-incizimin për autizmin, të realizuar me studentë të Fakultetit të Edukimit.
Në fund, organizatoret e aktivitetit i falënderuan shkollat fillore në Gjakovë për bashkëpunimin, me të cilat u dakorduan që nismat e tilla të vazhdojnë dhe të kenë në konsideratë organizime të tilla që të gjithë fëmijët të jenë pjesë e shoqërisë dhe edukimit të vazhdueshëm. Po ashtu, për bashkëpunim të shënimit të kësaj dite falënderuan përfaqësuesen eOJQ BethanyChristianServices – Kosova, znj. Dhurata Xhahnemi.
UFAGJ, si institucion do të përkrah gjithmonë aktivitete të kësaj natyre, në mënyrë që të rrisim ndërgjegjen dhe të edukohemi më tutje si shoqëri për autizmin dhe si të ballafaqohemi me të.