Iniciativa qytetare e Drenasit ka arritur marrëveshje me koalicionin AAK-PSD për ta përkrahur në zgjedhjet e 6 tetorit.
Marrëveshja është arritur në zyrën e PSD-së Prishtinë.
Kjo marrëveshje është nënshkruar nga kryetari i Iniciatives Petrit Gashi dhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti.
Gashi ka thënë që gjërat që janë bërë gjatë qeverisë Haradinaj kanë qenë gjërat më të mira që i kanë ndodhur Kosovës që nga paslufta.
“Kësaj radhe e kemi ndarë mendjen pasi duam sovranitet dhe jemi orinetuar nga 100 përqindëshi”.
Ndërsa Ahmeti ka thënë që politika është një garë e gjatë dhe tash po mendojmë që ka tema të rëndësishme për Kosovën dhe duhet të krijohet një bosht.