Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 12:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë, segmenti rrugor fshati Kaqanollë. Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, drejtuesi humb kontrollin ndaj veturës dhe del nga rruga”, ka thënë ai.
Zahiti tha se lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe dy pasagjeret të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. /Telegrafi/