Kosovën sot e ka vizituar ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, i cili tha se çështja e taksës të lihet anash dhe bisedimet me Serbinë të vazhdojnë.
Haavisto i cili u prit nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se vendi i tij ofron mbështetjen e plotë që dialogu me shtetin serb të vazhdojë.
Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, ai tha se janë duke punuar por që kjo çështje i takon Këshillit të BE-së.“Ka disa çështje që edhe ju i përmendet që do të thotë ndoshta nuk kanë avancuar aq shumë sa ne do të dëshironim, veçanërisht aspekti i bisedimeve Kosovë-Serbi. E keni mbështetjen tonë të plotë për t’i vazhduar bisedimet, sigurisht është mesazhi ynë edhe në Serbi.
Neve nuk na pëlqen që ka avokim kundër jush në disa kontekste kjo nuk është e pranueshme dhe gjithashtu ka disa çështje sa i përket tarifës dhe politikave shpresoj të gjitha këto çështje të lihen anash dhe bisedimet me Serbinë të vazhdojnë”, tha ai.