Një i ri rreth të 30-tave është gjetur në një kanal në anë të rrugës në Vane të Delvinës.
Bëhet fjalë për Erjon Lamen, i cili u gjet nga disa persona që sapo kishin zbritur nga urbani.
Menjëherë u njoftua ambulanca dhe ai është dërguar në spitalin e Sarandës.
Nuk dihet ende saktësisht se çfarë ka pasur Lame, por sipas bashkëfshatarëve të tij ai ka pasur problem me zemrën dhe mund të ketë humbur ndjenjat.