Muhamet Alidemaj është arrestuar sot nën dyshimin se ka kryer krime kundër shqiptarëve gjatë luftës së fundit.
Shqiptari 46 vjecar u cili dyshohet se mori pjesë në masakrën e Izbicës është nga fshati Kerrninë e Istogut.
Telegramisot.com ka siguruar fotografinë dhe identitetin e tij.
Por ky person në vitin 1998, atë kohë kur në Kosovë po zhvillohej luftë e ashpër, e i kishte ndërruar emrin duke e emëruar vetën në Dragan.
Alidemaj gjatë kohës së luftës dyshohet se ka qenë i afërt me paramilitarët serb në kryerjen e masakrës së Izbicës.
Lajmi për arrestimin e tij është bërë I ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“KRIME LUFTE KUNDËR POPULLËSISË CIVILE
Fsh. Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN. Me 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai gjatë kohës së lartëcekur kishte kryer veprën penale të lartëcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim