• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

TIKA turke: Nuk kemi qëllim tjetërsimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës

31/03/2021 - 18:51:02
TIKA turke: Nuk kemi qëllim tjetërsimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka hedhur poshtë akuzat e fshehjes së ndonjë qëllimi prapa ndihmës financiare për restaurimin e Hamamit të Madh të Prishtinës.

Për këtë projekt, për të cilin u ngritën shqetësime nga profesorë universitarë dhe profesionistë të trashëgimisë kulturore, TIKA thotë se nuk ka për qëllim që të zbatojë asnjë projekt që është në kundërshtim më të kaluarën e shtetit të Kosovës.

Lexo më shumë

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
0
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
0

“Deri më tani, në asnjë mënyrë në asnjë shtet nuk kemi zbatuar, nuk jemi duke zbatuar dhe nuk do të zbatojmë projekte në kundërshtim me kulturën dhe traditat e atij shteti”, thuhet në përgjigjen e TIKA-s.

Çështja e Hamamit të Madh u bë temë diskutimi javën e kaluar, kur në fotografitë e prezantimit të projektit nga ana e Komunës së Prishtinës dhe TIKA-s vërehej se këtij objekti i ishte ndryshuar emri.

TIKA nuk është përgjigjur në pyetjen nëse ka propozuar që Hamami i Madh pas restaurimit të quhet “Fatih Hamami Muzesi”.

Përkundër kundërshtimeve, TIKA thotë se do të vazhdojë me zbatimin e projektit.

“Sa i përket projektit në fjalë, është një proces që është duke vazhduar për zbatimin e saj dhe ne sikur deri më tani, do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit të Kosovës si dhe me projektet tona do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në çdo aspekt”, thuhet në përgjigjen e TIKA-s.

Rishikimi i projektit

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Shqetësimet e ngritura për projektin për restaurimin e Hamamit të Madh të Prishtinës kanë shtyrë Inspektoratin për Trashëgimi Kulturore që të ndërmarrë hapa drejt rishikimit të projektit.

Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, Imer Hakaj, tha të martën për REL se pas shqetësimeve të ngritura, ky institucion është duke analizuar të tërë lëndën e këtij projekti.

“Jemi duke e analizuar lëndën. Ende nuk e kemi shikuar tërë projektin”, tha Hakaj.

Ai nuk dha më shumë detaje, me arsyetimin se pas rishikimit do ta kenë më të qartë situatën.

Çështja e restaurimit të Hamamit të Madh u bë temë kritikash më 24 mars kur Komuna e Prishtinës bëri të ditur se ka nënshkruar një memorandum me TIKA-n për restaurimin e këtij objekti.

Në fotografitë që prezantoi Komuna e Prishtinës dhe TIKA, Hamamit të Madh i ishte ndërruar emri.

“Fatih Hamami Muzesi”, ishte propozuar që të jetë emërtimi i ri, por profesorë universitarë dhe drejtues institucionesh të trashëgimisë kulturore, thanë se ndërrimi i emrit e shndërron Hamamin e Madh në muze të një prej sulltanëve më famëkeq të Perandorisë Osmane, Sulltan Mehmetit të Dytë.

Projekti përfshin një shumë prej më shumë se një milion eurosh dhe rreth 51 për qind të shumës totale parashihet ta financojë TIKA.

Mehmetaj: Turqia po mundohet ta tjetërsojë trashëgiminë shqiptare

TIKA po akuzohet se ka për qëllim tjetërsimin e trashëgimisë kulturore përmes donacioneve dhe investimeve të ndryshme në objekte të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
Bota

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
0
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`
Bota

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
0
Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës
Lajme

Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës

June 9, 2025
0
Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos
Lajme

Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos

June 9, 2025
4
Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?
Lajme

Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?

June 9, 2025
9
Sot “Cirku” i  29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Lajme

Sot “Cirku” i 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

June 9, 2025
3
Next Post
Kushtrim Cukaj jep dorëheqje nga Ministria e Drejtësisë

Kushtrim Cukaj jep dorëheqje nga Ministria e Drejtësisë

Më të fundit

  • Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
  • Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`
  • Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi