Një mësimdhënës është arrestuar në Gjilan të mërkurën rreth orës 13:00, pasi që ka sulmuar fizikisht një nxënës.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Në njoftim bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“I dyshuari pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.