Një 65-vjeçare është viktima e radhës e sulmeve anti aziatike në Shtetet e Bashkuara. Sulmi ndodhi në Manhattan të New Yorkut, para një ndërtese luksoze.
Shumë aziatikë, veçanërisht të moshuarit, janë vënë në shënjestër dhe janë sulmuar që nga fillimi i pandemisë. Gjashtë gra aziatike u vranë vetëm dy javë më parë nga të shtënat në Atlanta.
Sipas Departamentit të Policisë së Qytetit të New Yorkut, filipinasja ishte duke shkuar në kishë dhe në mes të ditës një burrë iu afrua asaj rastësisht, duke i bërtitur, “Q…, nuk bën pjesë këtu”, e shtyu atë në dysheme dhe e goditi në kokë.
View this post on Instagram