Ekspedita e Kombëtares së Kosovës ka arritur në Sevilla të Spanjës dhe është akomoduar në hotel “Melia”.
Ekspeditën e Dardanëve në aeroportin e Sevillas e kanë pritur zyrtarët e Federatës Spanjolle të Futbollit, të cilët i kanë dëshiruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Spanjë.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes nesër do të mbajë konferencë për media me fillim nga ora 17:30, shkruan Gazeta Express.
Më pas, “Dardanët” në orën 18:00 do të zhvillojnë seancën stërvitore në “Estadio La Cartuja de Sevilla”, aty ku të mërkurën do të përballen me Kombëtaren e Spanjës, në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Botërorin “Katari2022”.