Kryeministri Albin Kurti e ka ndërruar vendbanimin. Kurti tani raportohet se është shpërngulur në një shtëpi në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë, Telegramisot, e ka siguruar një fotografi të shtëpisë se re të z. Kurti
Prej rreth tre javësh Albin Kurti nuk banon më në banesën 60 metrash katror. Banorët e ndërtesës thonë se nuk e kanë vërejtur shpërnguljen e tij.
Kurti tashmë është vendosur në një shtëpi pritave. Komshinjtë e rinj të Kurtit thonë se këtë shtëpi ai e mori me qira.
Lidhur me ndryshimin e vendbanimit të Kurtit nga banesa në një shtëpi zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu nuk ka dashur të flasë.
Një gjë të tillë Kryeziu e lidhi me çështje të sigurisë.