Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, kanë nisur letër drejt Bashkimit Europian, për bashkëpunim në sigurimin e mëtejmë të vaksinave anti COVID-19.
Kryetarja e kësaj federate, Aurora Meta-Dollenberg, ka konfirmuar për Telegraminsot, se nga Bashkimi Europian iu është kthyer përgjigjie lidhur me letrën e tyre, ku potencohet se janë parasysh kërkesat për bashkëpunim në programet e vaksinimit kundër COVID-19.
”Ne kemi marrë parasysh përmbajtjen e letrës tuaj të hapur dhe kemi ndarë atë me anëtarët kompetentë të Kolegjit dhe Shërbimeve”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e BE-së drejt Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë.
”Presidentja von der Leyen dëshiron të ju falënderojë, dhe bashkëshoqëruesit tuaj, për letrën tuaj të hapur, në emër të Federatës Mjekësore Shqiptare për Evropën, në lidhje me bashkëpunimin e BE për programet e vaksinimit COVID-19 në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe duke kërkuar me mirësi një takim me presidenten për të diskutuar këtë çështje më tej.